Është anuluar koncensioni i aksit rrugor Thumanë-Kashar, i cili ishte përfituar nga ana e kompanisë Gener 2. Lajmi u përcoll gjatë mesditës, përmes një deklarate për mediat nga ana e ministres së re të Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Sipas ministres së sapozgjedhur Balluku, fondi i ndërtimit të kësaj rruge do të shkojë për Paktin për Universitetin.