November 22, 2024

Lëvizje në Polici, emërohet kreu i ri i SHÇBA-s

Emërohet drejtuesi i ri i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.

Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme.

Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë Anila Trimi.

Facebook Comments

MineralHygienics.com