November 22, 2024

Përçahen studentët/Disa fillojnë mësimin, të tjerë heqin dorë nga ngujimi

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Universitetin e Mjekësisë ka rinisur mësimi. Studentët tregojnë se koha e protestës për ta përfundoi, ndërsa kolegët e tyre në Universitetin e Politeknikut, Fakultetin e Ekonomisë apo Histori Filologjisë vijojnë bojkotin.

Pas protestave në sheshe studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja iu rikthyen auditorëve.

Në klasa shihen pedagogët dhe studentët që kanë nisur procesin e mësimit rregullisht.

Ndërkohë, Studentët e fakultetit Ekonomik heqin dorë prej ngujimit. Ata kanë vendosur këtë të enjte për një bojkot total të mësimit. Për këtë, kanë marrë dhe mbështetjen e pedagogëve.
Në fakultetin e Drejtësisë dhe te Politekniku vijon përplasja mes studentëve. Një pjesë e tyre kërkojnë t’i rikthehen auditorëve për të zhvilluar orët e mësimit dhe për të përfunduar vitin akademik 2018-2019, pjesa tjetër është pro bojkotit të mësimit dhe ngujimit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com