December 26, 2024

Putin për pak “lë kokën” në Beograd, ja çfarë ndodhi?

Një komplot për të vrarë Vladimir Putinin është zbuluar në Serbi. Policia arrestoi një “xhihadist” të armatosur përpara vizitës së presidentit rus në Beograd, e cila do të zhvillohet të enjten. Armin Alibašić, 21 vjeç, dyshohet të jetë mbështetës i ISIS. Të riut iu gjet një arsenali me armë dhe eksploziv pas arrestimit të tij në qytetin serb të Novi Pazarit, sipas raporteve.

Një raport i atribuar agjencisë së inteligjencës serbe BIA tha se ai ishte duke përgatitur një sulm terrorist në mënyrë specifike në kohën e vizitës së kreut rus. Detajet nuk ishin të qarta se si do të bëhej kjo përpjekje.

Putin ishte ‘një objektiv për terroristët për shkak të luftës së Rusisë kundër ISIS’, tha një burim për BIA. “Forcat tona së bashku me kolegët rusë janë të përgatitur mirë dhe po mbajnë nën kontroll situatën, presidenti rus do të jetë plotësisht i sigurt”.

Një raport tha: ‘Alibašić u ndalua nga një patrullë policore në fshatin Potok jo shumë larg Novi Pazarit. Atij iu gjet një pushkë me pamje optike.

Banesa e tij u kontrollua nga policia dhe shërbimet e sigurisë. Ata gjetën ‘një arsenal të armëve dhe të gjithë komponentët e nevojshëm për prodhimin e një pajisje shpërthyese, si dhe simbolet e ISIS’.

Kishte dyshime se ai nuk ishte duke vepruar vetëm, sipas raporteve. Pretendimi u ngrit nga gazeta shtetërore ruse ‘Rossikaya Gazeta’. Përpara vizitës së tij, Putin kishte përshëndetur marrëdhënie të ngushta mes Serbisë dhe Rusisë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com