December 26, 2024

Media e huaj shkruan për vetëdorëzimin e Klement Balilit

Media ndërkombëtare ka shkruar për vetëdorëzimin e Klement Balilit, i cili në shumë shkrime këto tre vitet e fundit, është pagëzuar me emrin “Eskobari i Ballkanit”.

Agjencia Reuters, në artikullin me titull “I akuzuari si lordi shqiptar i drogës dorëzohet në polici” shkruan:

“Një prej trafikantëve të drogës më të kërkuar në Shqipëri, vetëdorëzohet në polici, pas pothuaj tre vjetësh në arrati. Në shkurt 2017, trysnia e aleatëve perëndimorë e detyroi Shqipërinë të mblidhte Këshillin e Sigurisë dhe ta kthente kapjen e Balilit në prioritet të vendit, pasi rrethi i tij i trafikimit të drogës ishte përhapur dhe në vendet fshinje dhe aleate të NATO-s.”

Jerusalem Post shkruan:

“Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Shqipëri u dorëzua në polici të martën pas pothuajse tre vjetëve në arrati me akuza për trafik droge nga Greqia fqinjë. Klement Balili i ishte shmangur arrestimit që nga maji i vitit 2016, falë rrjetit të tij të mbështetjes në zonën jugore bregdetare të Sarandës dhe lidhjeve të dyshuara politike, duke hedhur dyshime mbi vendosmërinë e Shqipërisë për anëtarësimin e NATO-s në luftimin e lordëve të krimit”

Gazeta gjermane Der Spiegel gjithashtu shkruan:

“Për një kohë të gjatë ai arriti të arratisej  nga kthetrat e policisë: Tani, koka e  mafias shqiptare të drogës, Klement Balili, është dorëzuar pranë qytetit jugor shqiptar të Sarandës. Ai u konsiderua si një prej krerëve më të kërkuar të drogës në botë.”

Ndërsa Agjencia e Pavarur e Lajmeve Ballkanike vë theksin tek fakti se ishte ish-Kryeministri Berisha ai që lajmëroi i pari vetëdorëzimin e Balilit duke ja prishur qeverisë planin për ta paraqituar atë si një arrestim të bujshëm:

“Çdo gjë ishte gati, përfshirë dhe dhomën e shtypit në ministrinë e Punëve të Brendshme, ku do të shfaqeshin të gjithë zyrtarët e lartë të policisë, përfshirë dhe ministrin Sander Lleshaj. Ishte një plan pompoz, si çdo gjë tjetër që bën ekipi i PR-t të qeverisë.

Por një mesazh që mbërriti në tek kryeministrit Berisha, shkatërroi gjithçka dhe mbi të gjitha, mundësinë e artë për ta bërë dorëzimin e Klement Balilit të dukej si një arrestim pas një operacioni të gjerë të policisë.

Në këtë mënyrë, Sali Berisha arriti të sfidojë qeverinë dhe të shkatërrojë planin e Sander Lleshajt për tu mburrur me “arrestimin” e Balilit, i cili njihet edhe si Escobar i Ballkanit.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com