November 23, 2024

Kompania bullgare ble Telekom Albania

Kompania bullgare Albania Telecom Invest AD ka blerë Telekom Albania, kompaninë e dytë në vend të telefonisë celulare.

Pas disa muajsh  negociatash, grup grek OTE, i cili zotëron paketën e plotë të aksioneve të Telekom Albania, njoftoi sot se kompania bullgare ka blerë 99,79 për qind të aksioneve për 50 milionë euro.

Albania Telecom Invest AD është në pronësi të bullgarit Spas Roussev dhe shqiptaro-bullgarit Elvin Guri.

Kalimi zyrtar i Telkom Albania në pronësinë e Roussev dhe Gurit pritet të mbyllen në muajt e parë të 2019-ës.

Që prej vitit 2015, Spas Roussev është dhe aksioneri kryesor i Vivacom, kompania kryesore bullgare të telekomunikacionit në Bullgari.

Muaj më parë u përfor se kandidati kryesor për ta blerë Telekom Albania ishte Telekom Serbia. Por Kryeministri Rama dhe drejtuesit e ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës njoftuan se nuk do të pranojnë ofertë nga një kompani serbe.

“Biznesnet serbe janë të mirëpritura në republikën e Shqipërisë por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë,” u shpreh Kryeministri Rama në tetor 2018.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com