April 26, 2024

Obeziteti çon deri në pubertet të hershëm

Nëse vajzat e vogla trevjeçare kanë peshë të tepërt trupore, që në moshën nëntëvjeçare mund të hyjnë në pubertet

Për pubertetin e këtillë të hershëm përgjegjës është hormoni leptinë, të cilin e tajit indi yndyror, theksojnë shkencëtarët.

Nëse vajzat nga mosha trevjeçare kanë peshë të tepërt trupore, që në moshën nëntëvjeçare mund të hyjnë në pubertet, kanë konstatuar shkencëtarët amerikanë.

Rezultatet e hulumtimit të bërë në Universitetin e Michiganit paraqesin edhe një dëshmi të re në një sërë dëshmish ekzistuese, të cilat sugjerojnë që obeziteti shkakton trend gjithnjë e më të hershëm të hyrjes së vajzave të vogla në pubertet.

Hulumtimi mbështetet në përcjelljen nëntëvjeçare të kësaj moshe.

Njëkohësisht paralajmërojnë që në fazën e mëvonshme puberteti mund të kushtëzojë rrezik më të madh për shfaqjen e ndonjë karcinomi, posaçërisht të kancerit të gjirit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com