December 23, 2024

Beckham në krizë: Brendi i modës humb miliona

Në vitet e fundit, Beckham ka qenë çifti më me ndikim në botë.

Para dhjetë vjetësh, David është bërë pronar i markës së modës “Kent & Curwen”, i cili gjatë vitit të kaluar ka operuar negativisht, dhe ish-ylli i futbollit mbeti pa rreth 11 milionë euro.

Sipas “Daily Mail”, David ka nënshkruar marrëveshje me disa kompani partnere për marrjen e shumicës së aksioneve të brendit të njohur, për të cilën kanë konsideruar se në duart e Beckham do të shënojë suksese të mëdha afariste.

Është e qartë se sikurse Victoria, edhe David nuk është më një garantues i suksesit duke pasur parasysh se brendi i Victoria pësoi një katastrofë vitin e kaluar, kur për shkak të humbjeve dhe borxheve të krijuara, ka krijuar një krizë në familje që kërcënonte edhe me divorc.

Victoria ka mohuar prej kohësh se marka e saj e modës ka shënuar rënie të vazhdueshme, por për të mbuluar humbjet e mëdha, ajo është mbështetur nga burri i saj, i cili ka paguar disa milionë funte për të shlyer borxhet dhe përmbushur detyrimet ndaj shtetit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com