December 23, 2024

Byrek me rrathe, teper i thjeshte ne pergatitje

Në një enë të thellë plastike hidhni 300 gr miell, një lugë të vogël kripë dhe përzieni.

Pastaj merrni përafërsisht 100 mililitra ujë dhe ngadalë hidheni në miell (kur të gatuani byrekun e këtillë, patjetër duhet ta ngjishni brumin!) me dorë përzieni derisa të bëhet një kulaç i vogël i cili nuk është i ngjitshëm, por jo tepër i thatë.

Hidheni në tavolinën e punës apo në tabaka në të cilën keni hedhur 2 – 3 pika vaj dhe përhapeni mirë brumin në atë vaj derisa të bëhet i lëmuar.

Është me rëndësi që të mos ngjitet për duar dhe nëse e shihni të nevojshme shtoni edhe pak vaj që të hiqni brumin nga duart.

Ky proces do të zgjasë, sepse sa më gjatë e “përpunoni” brumin ai do të jetë më elastik.

Brumin vendoseni në një enë (mund të jetë sërish plastike) dhe futeni në frigorifer rreth një orë.

Merrni një leckë të madhe pambuku dhe vendosni në tavolinën e trapezarisë, hidhni miellin në të dhe nxirrni brumin nga frigoriferi dhe vendoseni në leckë.

Hidheni miellin dhe përhapeni me kujdes me duar, pastaj merrni okllainë dhe përhapeni brumin derisa të mundeni.

Kur okllaia më nuk mund t’ju ndihmojë, me maja gishtash lehtë shtrini skajet e brumit. Mos u ngutni. Ngadalë, pa nervozë përhapeni petën në rreth.

Nëse brumi çahet, mosu brengosni, mund ta përdorni për të bërë piten. Brumin e përhapur (e bërë petë) në mes dhe qitni 3 – 4 lugë vaj nëpër sipërfaqe të brumit të përhapur.

Pastaj qitni perberjen, e cila përbëhet nga: 200 g djathë të freskët, 2 lugë ajkë, pak kripë dhe dy vezë (të gjitha këto përzieni para se t’i bëni gati për fill).

Kur t’ia keni hedhur perberjen, merrni skajet e leckës së madhe (sofrabezit) dhe ngadalë mbështilleni petën në formë të rrumbullakët. Nëse ky veprim ju duket i komplikuar, me maja të gishtave bëni rrotullimin e petës.

Në tepsi të rrumbullakët radhisni petët në formë rrethi.

Piqni gjysmë ore në 200 gradë celsius.

Kur ta nxirrni nga furra mbulojeni piten me leckë pambuku dhe lëreni të ftohet.

Kur të ftohet, shërbejeni dhe byreku ekskluzivisht hahet me duar.

Facebook Comments

MineralHygienics.com