December 27, 2024

Grekët nuk dorëzohen për tokat në Himarë!!

Ministria e Jashtme greke i ka kërkuar përfaqësueses së BE, Federica Mogherinit dhe komisionerit Johannes Hahn që ta trajtojnë me seriozitet çështjen e minoritetit grek në Shqipëri.

Në letrën drejtuar nënkryetarit të parlamentit grek George Sourla, në lidhje me informacionin e kërkuar prej këtij të fundit, zv/ministri i Jashtëm grek, George Katrougalos shprehet se e ka trajtuar me seriozitet çështjen e pronave të minoritetit grek në Himarë dhe se po e ndjek atë me shumë kujdes.

Prona që minoriteti pretendon se shteti shqiptar po ua merr me te padrejte. Katrougalos thekson gjithashtu se I ka kërkuar përfaqësuesve të BE që t’i kushtojnë rëndësi çështjes së minoritetit grek pasi është dhe një pikë që do t’i shërbejë integrimit të Shqipërisë në BE.

“Ministria e Jashtme grek po ndjek me shumë vëmendje çeshtjen e minoritetit grek në Himarë në lidhje me çeshtjen e parcelave të tokës. Ne kemi informuar përfaqësuesit e komuniteti kombëtar dhe në veçanti Frederica Mogherinin dhe Johannes Hahn, të cilëve u kërkova që ta trajtojnë me seriozitet dhe t’i kushtojnë rëndësi gjendjes së minoritetit grek.

Dhe i kemi kërkuar dhe palës shqiptare që të respektojë të drejtat e e minoritetit grek jo vetëm për të ruajtur marrëdhënien dypalëshe por edhe për shkak të integrimit në Bashkimin Europian”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com