December 27, 2024

Tom Ndreca, ish gjyqtar i Gjykates se Larte nuk fiton ne Kolegjin e Apelimit

Në vendimin e arsyetuar të Kolegjit të Pavarur të Apelimit, pretendimet e ish-gjyqtarit të lartë Tom Ndreca për cënim të të drejtave u konsideruan si të pabaza ndërsa vendimi i KPK u kritikua për disa pasaktësi në gjykim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u kritikua për disa aspekte dytësore në çështjen e ish-gjyqtarit te larte Tom Ndreca ndërsa iu dha të drejtë në tërësi për vendimin e shkarkimit të tij nga detyra për dy nga tre kriteret e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Rivlerësimi në dy kritere

Ndreca, ashtu si edhe disa subjekte të tjera rivlerësimi, janë ankuar në apel me argumentin se KPK nuk i ka rivlerësuar në të trija kriteret, por ka ndërprerë hetimin administrativ pasi ka krijuar bindje të brendshme për rrëzimin e tij në dy kritere, rivlerësimi i pasurisë dhe pastërtia e figurës. Vendimin e ndërprerjes së hetimit pa kaluar te kriteri i tretë, ai i aftësive profesionale, Ndreca e konsideron si prezumim fajësie, dhe si të tillë, mendon se kjo përbën shkelje të të drejtave të tij kushtetuese për gjykim të drejtë. Kolegji i Apelimit e rrëzoi pretendimin duke argumentuar se KPK ka të drejtë të ndërpresë hetimin administrativ pasi krijon bindjen se subjekti nuk kalon në një apo dy prej tre fushave të rivlerësimit. Sipas KPK, ky krijim bindjeje nuk përbën prezumim fajtor për shkak se KPK ka të drejtë të rihapë hetimin në rast se nga seanca dëgjimore mësohen fakte që ndryshojnë vlerësimin fillestar. Kolegji thekson se rivlerësimi për të trija kriteret është i domosdoshëm në rastet kur subjekti është i përshtatshëm, ndërsa e drejta e KPK për ndërprerjen e hetimit administrativ pas vlerësimit në një apo dy kritere është e arsyeshme për shkak të parimit të eficiensës gjyqësore.

“Kolegji gjen me vend të nënvizojë një qëndrim tashmë të mbajtur edhe në çështje të tjera të ngjashme të shqyrtuara prej tij, i cili mbetet i njëjtë në vlerësimin edhe të trupit gjykues që gjykon këtë çështje dhe mbështet qëndrimin e mbajtur prej Komisionit për këtë aspekt duke e konsideruar si të rregullt procesin e rivlerësimit të mbështetur edhe në më pak se tre komponentë,” thuhet në vendimin e KPA.

Problemi me kunatin

Ndreca u gjet i papërshtatshëm për të mbajtur postin e gjyqtarit për shkak se kunati i tij ishte hetuar “prodhim dhe shitje narkotikësh”. Ndreca pretendoi se nuk e kishte kuptuar përkufizimin e dhënë nga ligji i vetingut për “lidhje me krim të organizuar”, pasi kunati i tij ishte arrestuar por hetimet ndaj tij ishin pushuar nga prokuroria e Shkodrës. Për rrjedhojë, ai nuk e kishte parë të arsyeshme të deklaronte hetimin e kunatit në deklaratën e pastërtisë së figurës.

KPA argumentoi se për sa kohë ndaj personit të hetuar nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë për ta nxjerrë të pafajshëm, detyrimi i Ndrecës ishte që ta deklaronte ngjarjen.

“Pretendimi i subjektit të rivlerësimit se ai nuk e ka deklaruar këtë kontakt sepse nuk ka pasur të njëjtin kuptim për zbatimin e dispozitave të cituara më lart, në vlerësimin e trupit gjykues gjendet i pajustifikuar si një pretendim ligjor, pasi mbrojtja për mosnjohje të ligjit nuk i ofrohet asnjështetasi në Republikën e Shqipërisë, aq më pak një shtetasi me njohuri të posaçme në fushën përkatëse, siç është gjyqtari i Gjykatës së Lartë,” shkruhet në vendimin e KPA.

Facebook Comments

MineralHygienics.com