May 8, 2024

Speca pikantë në mustardë

Përbërësit:

– 2 kg speca të kuq,
– 4 – 6 thelpinj hudhre,
– 4 fletë dafine,
– 1 litër ujë,
– 3 dcl uthull,
– 30 g kripë
– 20 g sheqer,
– 3 dcl vaj,
– 400 g mustardë.

Përgatitja:

Specat pastroni dhe pritni imët si për sallatë.

Vloni uthullën, ujin, kripën, sheqerin, fletët e dafinës dhe thelpinjtë e hudhrës.

Kur të vlojë, hidhini specat e prerë, dhe zieni dhjetë minuta.

Kulloni, nxirrni fletët e dafinës dhe thelpinjtë e hudhrës dhe ftohni mirë. Përzieni mirë mustardën dhe vajin dhe shtoni specat e ftohur dhe përzieni mirë.

Hidhini në kavanoza të nxehtë, shtojini pak vaj të ngrohtë sipër dhe lërini 10 minuta në furrë.

Mbyllni kavanozat me kapakë të sterilizuar, mbështillni mirë dhe lërini që të ftohen ngadalë tërë natën.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com