December 3, 2024

Mish viçi i marinuar në salcë aromatike

Përbërësit:

– 600 g mish gjedhi apo viçi,
– 6 lugë vaj,
– 2 fletë dafine,
– 250 ml lëng domateje,
– 1 lugë e vogël borzilok,
– 2 lugë erëza bimore,
– kripë,
– 1 lugë e vogël majdanoz,
– 3 qepë,
– 2 lugë të vogla spec të kuq të bluar,
– pak piper.

Përgatitja:

1. Qëroni qepën dhe grijeni imët. Në vajin e nxehur fërgoni qepën derisa të marrë ngjyrë të errët në të verdhë.

2. Pasi qepet të jene fërguar, shtoni ujin dhe lëreni të vlojë rreth 20 minuta. Ndërkohë pritni mishin në kube. Kur qepa të fërgohet, mos harroni te shtoni 2 lugë të vogla spec të kuq, disa fletë dafine dhe mishin. Shtoni ujë, përzieni, shtoni majdanozin dhe lërini të vlojë. Nëse është e nevojshme, herë pas here shtoni ujë.

3. Pesëmbëdhjetë minuta para se gjella të jetë gati, shtoni erëza dhe salcën e domates, dhe hidhni kripë dhe piper sipas shijes. Sa më shumë që të zihet, gullashi është edhe më i mirë. Mos harroni që gullashin herë pas here ta përzieni.

Dhe në fund shtoni një lugë të vogël borzilok dhe zieni edhe 2 – 3 minuta. Mund ta shërbeni me oriz apo me pure patatesh.

Ju bëftë mirë,

Facebook Comments

MineralHygienics.com