December 23, 2024

Kafshata të ëmbla me të cilat të gjithë kënaqen! Madje dhe diabetiket!!

Kjo embelsire eshte shume e thjeshte per tu pergatitur. Madje kete embelsire mund ta konsumojne dhe njerezit qe vuajne nga diabeti, pasi permban produkte te cilat nuk permbajne sheqerna te tepruara. Eshte nje embelsire e lehte dhe e shendetshme. Me poshte ju paraqesim se si ta pergatisini.

 

Përbërësit:

– 1 filxhan krunde tërshëre,
– 1 filxhan miell thekre,
– 1 filxhan kos,
– 1 filxhan arra të bluara,
– 100 g miell kokosi,
– 1 lugë sheqer stevia,
– 1 filxhan bajame të bluara,
– 4 lugë vaj ulliri,
– 2 vezë.

Përgatitja:

Në një enë të thellë hidhni krundet e tërshërës, miellin e thekrës, arrat dhe bajamet e bluara.

Bëni një gropë të vogël në të dhe në të hidhni vezët e tundura, sheqerin, kosin, kokosin dhe vajin e ullirit.

Të gjitha përzieni dhe nëse qulli është shumë i dendur, shtoni pak ujë.

Masen shpërndajeni në tepsinë e lyer me vaj dhe miell.

Piqni në furrë në 180 gradë Celsius 20-30 minuta. Kontrollojeni me pirun nëse është pjekur ëmbëlsira.

Ju befte mire!!

Facebook Comments

MineralHygienics.com