May 3, 2024

Ngjarje e rëndë në Ballsh, burri vret gruan dhe kunatën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme, qytetin e Ballshit, ku burri 34 vjeçar ka vrarë me thikë gruan e tij 34 vjeçe dhe kunatën e tij, Merisa Caushaj 18 vjeçe, në sy të dy fëmijëve të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia ka arritur të arrestojë menjëherë autorin e ngjarjes, i cili ka rezultuar të ishte në gjendje të dehur.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se krimi ka ndodhur  pas një debati në familje, ndërsa dyshohet e autori ka qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:45 minuta, ndërsa autori është arrestuar menjëherë.

Mesohet se viktima i kishte kerkuar bashkeshortit qe te shkonte per vizite tek prinderit.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com