Dy artistët, Kastriot Çipi dhe Robert Budina deklaruan se ligji për prishjen e Teatrit zhduk autonominë e institucioneve të artit.
Budina u shpreh gjatë fjalës së tij se qytetarët duhet të reagojnë ndaj kësaj politike.
“Migrofoni i protestës së Teatrit u bë i lirë për të gjithë, që të reformonim njëri-tjetrin dhe për të besuar se mund të arrihet diçka. Ky është një proces i joni me njëri-tjetrin, i joni me shoqërinë, i joni me politikën”, tha ai për Fax Nrws.
Ai tha gjithashtu se nganjëherë jemi hapur, kemi mirëpritur njerëz të rinj që kanë sjellë një frymë shumë të mirë, pasi ishte një proces shumë i madh dhe i gjërë dhe këmbëngulës ku sot jemi shumë afër një epoke ndryshe.
Nga ana tjetër Kastriot Çipi u shpreh se 4 artistë shkuan në zyrën e ministres për të diskutuar dhe nga ai moment ne kuptuam se po kurdisej një plan sepse askush nuk u prononcua për atë takim.
“U zbuluan perdet e lakrorit të kësaj afere ku tentohet të prishet teatri për të favorizuar firmën “Fusha””.
Ai deklaroi se shembja e Teatrit Kombëtar është një vendim i një diktatori të vetëm por kjo nuk do të lejohet që të zbatohet.