December 23, 2024

Vrasja e policit në Kosovë, ja momenti i luftës me grabitësin

Dje një grabitje me armë ka ndodhur në Istog, ku si pasojë, pas shkëmbimit të zjarrit, kanë humbur jetën grabitësi dhe polici i Kosovës, Izet Demaj.

Në momentin kur ndodhi ngjarja kishte shumë qytetarë dhe ata nga kënde të ndryshme e kanë filmuar ngjarjen.

Kjo video amatore tregon momentin kur policia e Kosovës vret autorin e grabitjes. Siç duket nga pamjet, ky agjent qëllon në drejtim të grabitësit. Plumbat e kapin në gjoks, duke e lënë të vdekur në vend.Oficeri i rënë në detyrë është Izet Demaj, baba i 3 fëmijëve, ky që shihni në këtë foto. Ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Mësohet se 42-vjeçari ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ministri kosovar i Mbrojtjes, Rustem Berisha, postoi një foto bashkë me të gjatë betejës së Koshares.

Facebook Comments

MineralHygienics.com