December 23, 2024

Momenti më i vështirë në jetë i Majlinda Bregut

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ të ftuar ishin personazhet më të spikatur të vitit 2018.

Mes tyre ishte edhe ish-ministrja Majlinda Bregu, e cila këtë vit ka pasur shumë angazhime të rëndësishme për jetën e saj.

Gjatë bisedës ajo tregoi për vështirësitë e profesionit dhe rrugën që i është dashur të ndjekë për të arritur deri këtu ku është.

Majlinda u shpreh se pengu më i madh i jetës së saj lidhet me mëmësinë dhe kohën e shkurtër që ka kaluar me fëmijët e saj.

”Ka patur momente të vështira pa fund, që janë momente që ti nuk ke mundësinë dhe kohën që të angazhohesh në hallet e tua personale.

Unë nuk harroj dot kurrë që të heq ndjenjën e fajit që kam me veten, që im bir lindi, u rrit dhe unë nuk kam pasur kohë.

Edhe tani unë do të largohem, ai do të jetë këtu se është viti shkollor.

Pastaj nuk e di, do koordinohemi.

Për këdo që ka fëmijë e kupton shumë mirë këtë.

Ikim dy ditë dhe e kemi kokën pas tek fëmija, ndaj nuk është e lehtë.

Megjithatë është një sakrificë që e kalojnë të gjitha gratë.

Edhe unë si Klodi në vitin 1997 isha shtatzënë me vajzën në Itali, kur po bëja një reportazh për vajzat e trafikuara. Ishte kohë e vështirë”, u shpreh Majlinda.

Facebook Comments

MineralHygienics.com