Ish kapiteni i skuadrës kombëtare Lorik Cana së fundmi ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ si një ndër personazhet më të spikatura këtë vit ku dhe Cana tregoi arsyen pse kishte lënë Italinë dhe ka preferuar të jetoj në Shqipëri.
Dhe arsyeja është angazhimi në bamirësi dhe fondacioni i hapur prej tij.
‘Nga gushti i vitit të kaluar jetoj në Shqipëri dhe do të vazhdoj të jem këtu edhe për disa muaj të tjerë’ u shpreh Loriku në emision.