December 23, 2024

Albin Kurti pohon: Shpend Ahmeti është i korruptuar

Rezultatet zgjedhore do të vendosin nëse një duel televiziv mes Shpend Ahmetit e Albin Kurtit, në cilësinë e dy kryetarëve të partive mund të jetë i realizueshëm. “Unë nuk jam kryetar i Qendrës së Prishtinës, është Arben Vitija”, ka ironizuar Kurti, kur i është përgjigjur ftesës së Ahmetit për debat televiziv.

“Në çfarë cilësie ka thirrur debat. Në cilësinë e kryetarëve të partive a? A e ka ditur atëherë që është pjesë e delegacionit a jo?. Le t’i mbajmë zgjedhjet e kemi vend për debate”, ka thënë ai.

Kurti nuk dyshon se në qeverisjen e Prishtinës mund të ketë edhe korrupsion. Madje, atë e quan vetëm çështje teknike duke qenë se Ahmetit, sipas tij, tashmë i ka humbur fokusi në qeverisjen e kryeqytetit.Kur është pyetur se si po qeverisë Ahmeti me Prishtinën, Kurti ka thënë se së pari ka mungesë përkushtimi.

“Dhe së dyti, me dëbimin e Arben Vitisë, Nora Kelmendit dhe Yll Rugovës, praktikisht i ka dhënë sinjal edhe mafisë ndërtimore dhe shumë keqbërësve të tjerë se e ka hequr gardën dhe u ka thënë urdhëroni ta bëjmë Prishtinën siç keni ëndërruar ju, e ju ashtu siç e ka programin Vetëvendosje.

Unë besoj se ka devijuar dhe kur devijon korrupsioni është çështje teknike”, ka thënë ai.“Pra po thoni që është i korruptuar”, ka qenë pyetja direkte.“Po”, ka thënë Kurti

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com