December 23, 2024

Kryemadhi: Studentët i dhanë një mësim të madh politikës shqiptare

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar ditën e stome një takim me strukturat e LSI në Gjirokastër.

Sipas Kryemadhit, studentët i dhanë një mësim politikës shqiptare me anë të protestave.

“Studentët i kanë dhënë një dimension tjetër jetës politike dhe dimension tjetër i kanë dhënë edhe reagimit qytetar. Ata mbajnë zjarrin e protestës ndezur edhe pse janë me pushime. Ne kemi bërë thirrje që të palosni flamurin e LSI dhe të shpalosin flamurin kombëtar. Protesta ishte një sinjal shumë i mirë, por për hir të vërtetës duhet të bëjë që të na vrasë ndërgjegjja.

Studentët i dhanë një mësim politikës shqiptare, pasi thanë se nëse politikanët nuk reagojnë do reagojnë ata. Studentët e Gjirokastrës duhet t’i bashkohen atyre të Tiranës. Mos hapja e negociatave për Shqipërinë ishte një sinjal shumë i keq. 30 qershori do jetë jo vetëm ditë zgjedhjesh lokale, por edhe dhe ditë e zgjedhjeve të përgjithshme.”- tha Kryemadhi.

Facebook Comments

MineralHygienics.com