Së fundmi moderatorja Jonida Shehu dhe këngëtari Pirro Çako ishin të ftuar në emisionin ‘Dilema’ në Top Channel ku u bënë pjesë e kësaj loje.
Emisioni ‘Dilema’ ofron për konkurrentët 26 valixhe, brenda të cilave ndodhen shuma nga më të ndryshmet, duke nisur nga 1 lek, deri në 10 milion lekë të vjetra.
Të vendosur përballë 26 mundësive dhe surprizave që u ka rezervuar fati, konkurrentët do të duhet të përballen edhe me ofertat e Bankierit, që herë janë joshëse, e herë qesharake.
Dhe siç duket fati ju ka buzëqëshur moderatores dhe këngëtarit, ata u shpëblyen me 2.5 milion lekë.
Të gëzuar për shumën e fituar Jondia dhe Pirro dhanë lajmin se paratë e lojës do ti dhuronin për bamirësi, për fëmijët më sindromën ‘Down’ në Shqipëri.
Në videon e mëposhtme mund të shihni dhe momentin kur ata të gëzuar për shumën që fituan janë përqafuar të lumtur me njëri –tjetrin.