Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 10:00, për të diskutuar mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, njofton Klan Kosova.
Kjo seance e jashtëzakonshme është thirrur me kërkesen e 40 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Po sot në të njejten kohë kryeparlamentari Kadri Veseli, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV merrin pjesë në takimin koordinues për dialogun Kosovë-Serbi.