December 24, 2024

Gjendet shqiptarja 31-vjeçare që humbi në Greqi

Mbyllet me një fund të lumtur, aventura e e 31-vjeçares Aurora Mici, gjurmët e të cilës kishin humbur që nga e hëna, 17 dhjetor në Follorinë.

31-vjeçarja humbi në zonën kufitare, duke u kthyer nga Shqipëria për në shtëpinë e saj në Selanik. Me kërkesë të të afërmëve të saj, u aktivizua alarmi Silver Alert për të mobilizuar të gjithë njerëzit në kërkim të saj.

Agjensia e Organizatës Vullnetare “Linja e Jetës” mori mëngjesin e së hënës, më 24 dhjetor, një telefonatë që njoftonte gjetjen e saj.

E humbura u gjet në Athinë, në Metaksurgjio, nga një qytetar që e njohur dhe bëri thirrje për veprim të menjëhershëm.

Tani 31-vjeçarja ndodhet pranë njerëzve të saj të afërm.

Facebook Comments

MineralHygienics.com