Në muajin korrik ata u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.
Mirëpo deri më sot asnjëri prej të dyve nuk ka postuar asnjë foto të vogëlushes, por Bes Kallaku e “theu akullin”.
Ai ka publikuar një foto të ëmbël ku shfaqet me të bijën e tij duke u lutur në kishë dhe ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë.
“Gëzuar, Zoti ju rujt”, ka shkruar ai në foton me Ajkën.
Sigurisht, që Besi nuk e ka treguar portretin e së bijës, pasi duan që ajo të mos jetë ende pjesë e rrjeteve sociale.