December 24, 2024

Thirrje e Berishës: Në rrugë e sheshe, ‘O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri!

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka paralajmëruar qeverinë dhe mazhorancën se në rast se nuk e votojnë, Vetingun e politikanëve, në këtë moment kritik për vendin, të bëhen gati për atë që do të bëjë populli.

“Edhe njëherë ju bëj thirrje.

Momenti është kritik.

Unë ju them se bëni gabimin më të rëndë që keni bërë ndonjëhërë në qoftë se përdorni kartonët, e zeza të nxira të krimit siç i keni, në rast se ju përdorni sot këtu, diktatin e krimit si përfaqësues të tij për të hedhur poshtë këtë amendament, i cili do të bënte historinë për shqiptarët.

Përndryshe, ju garantoj, se forca do t’ju shkulë nga këto karrige. Përndryshe, bëhuni gati, në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë do të ushtojë ‘O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri!’

Facebook Comments

MineralHygienics.com