December 24, 2024

Spaho: Ridvan Boden nuk e zgjodhëm ne!!

Partia Demokratike ka kundërshtuar me forcë sot, kandidatët që do të votohen në Bordin e Bankës së Shqipërisë, pasi asnjeri prej tyre nuk është i propozuar nga opozita, përfshirë edhe ish-ministrin e Financave të PD-së, ridvan boden.

Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho ka ngritur zërin duke deklaruar qartë se “në nuk pranojmë që kandidaturat që duhet t’i propozojë PD-ja, t’i propozojë mazhoranca. Ridvan Bode nuk është përfaqësues i PD-së, por është i Edi Ramës!

Dje në seancë ju ngritëm këtë çështje nga kryetari i PD që nuk pranojmë që përfaqësuesit që duhet të propozojmë ne në institucione, t’i caktoni ju. Prandaj e kundërshtojmë praktikën tuaj dhe votimin që keni bërë dje dhe doni të bëni sot.

Trego një dokument komunikimi që ke bërë me PD-në  ose me pakicën në parlament për këtë çështje, Taulant, para se të thuash se i kam ndjekur të gjithë rrugët. Referoju Kushtetutës dhe rregullores. Rastet i ke të qarta. Nuk kalojnë tre kandidatura të Kuvendit me 28 firma. Kalon çdo kandidat me 28 firma. Po gjete një praktikë deri më sot që është ashtu si vepron ti, atëhërë unë tërhiqem nga kjo!” tha Spaho.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com