Këngëtarja Jennifer Lopez ka publikuar mbrëmje e së enjtes klipin e saj më të ri që titullohet ‘Limitless’.
Por JLo ka ardhur me një risi në videoklipin e ri.
Për herë të parë aktorja dhe këngëtarja e famshme ka bërë pjesë të videoklipit muzikor vajzën e saj 10-vjeçare Emme Muniz.
Emme shihet në videoklip duke kënduar dhe kërcyer, dhe të gjitha lëvizjet janë në sinkron me nënën e saj JLo, duke plotësuar njëra-tjetrën.