Goditja e Edi Ramës me vezë në parlament ka marrë dhenë.
Thuajse të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë pasqyruar lajmin.
Edhe televizioni ndërkombëtar EuroNews i ka bërë jehonë goditjes së Ramës.
Ja çfarë shkruan EuroNews:
Moment shoku në parlament: Kryeministri shqiptar Edi Rama goditet me vezë nga një anëtar i opozitës.
Punonjësit e rendit mundën ta largonin deputetin e Partisë Demokratike Endri Hasa nga foltorja.
Ai u përjashtua nga parlamenti për 10 ditë.
Partia Demokratike tha se deputetet e opozitës ishin fyer nga fjalët e Ramës. Me goditjen me vezë, Hasa u solidarizua me studentët demonstrues.
Studentët po protestojnë për një reduktim të tarifave të shkollimit që nga fillimi i muajit.
Atyre tani u janë bashkuar grupe të tjera të ndryshme, protestat e të cilave janë të drejtuara në përgjithësi kundër politikës qeveritare.
Demonstruesit denoncojnë, ndër të tjera, varfërinë e shfrenuar dhe çmimet e larta të karburantit.