Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani, prej pak muajsh kanë deklaruar se janë bashkë dhe një çift shumë i lumtur.
Pavarësisht se kanë vetëm pak kohë që e kanë shprehur hapur dashurinë, kanë plot dy vjet që i fshihen rrjetit dhe showbiz-it, derisa u bindën se dashuria merr përmasa më të bukura kur ndahet me të gjithë.
Pëlqimin dhe romancën e lindur mes tyre që në takimin e parë çifti e ka treguar për në një intervistë për ‘Revistën Class’.
“Ishte koha kur, gjatë fazës së pushimeve, të gjithë moderatorët duhet të bënin një fushatë publicitare. Alfio, ndërkohë, kishte një vit që punonte në televizion me një projekt të jashtëm, InLife, xhirimet e të cilit bëheshin në një vilë nga Kalaja e Petrelës”, – tregon Fatma që duket se e kujton mjaft mirë zanafillën e historisë.
“Kam parë ca detaje që më bënë përshtypje, atë fjongon kështu, ajo lulja në kokë… Nuk e harroj dot ndjesinë që pata kur e pashë për herë të parë” shton natyrshëm duke parë nga Fatma, e cila ndihet mirë tani që kupton se Alfio nuk e ka harruar imazhin e asaj dite që do të ndryshonte rrënjësisht jetën e shefit të kuzhinës dhe të moderators së njohur, shkruan ‘Revista Class’.