December 24, 2024

Parlament/ Kërkohet përjashtimi i Lulzim Bashës

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga Parlamenti të kreut të opozitës Lulzim Basha dhe 3 deputetëve të tjerë të PD, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Gent Strazimiri.

Socialistët e justifikojnë kërkesën e tyre me pretendimin e “gjuhës së përdorur” nga lideri demokrat në seancën e pazakontë të ditës së sotme.

Më herët byroja e Parlamentit përjashtoi 10 ditë nga seancat deputetin demokrat Endri Hasa, për shkak se qëlloi me vezë Kryeministrin Rama.

Facebook Comments

MineralHygienics.com