December 26, 2024

Mbi 50 pedagogë në mbështetje të studentëve

Protesta e studentëve ka shënuar sot ditën e 16, por meghjithatë ende nuk i është dhën zgjidhje 8 kërkesave të tyre.

Së fundmi në mbështetje të studentëve kanë dalë rreth 50 pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilët kanë firmosur një deklartë sensibilizimi me studentët duke kërkuar njëkohësisht abrogimin e ligjit të arsimit të lartë.

Sipas deklaratës, ligji i ri për arsimi e lartë është shkaku themeltar i probleme aktuale në universitetet publike shqiptare.

Gjithashtu në deklaratë shkruhet se ky fakultet ka mbajtur qëndrime të tilla edhe në kohën kur janë bërë diskutime për projektligjin e ri të arsimit të lartë, duke shprehur nevojën e hapjes së një diskutimi gjithëpërfshirës.

Facebook Comments

MineralHygienics.com