December 23, 2024

Ish-drejtuesi i ‘Ferrari-t’ flet për gjendjen e Schumacher

Të tjera detaje janë zbuluar për Michael Schumacher legjendën e “Ferrari-t”, i cili mendohet se qëndron prej më shumë se 4 vitesh në koma. Së fundmi mediat raportuan se babai i tij ka thënë se gjermani ka dalë nga ajo gjendje dhe madje është i aftë të lëvizë nëpërmjet mjeteve ndihmëse.

Jo më larg se sot, “Daily Express”, sjellë një tjetër rrëfim të një personi tjetër që është i afërt me Michael Schumacher. Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e Ferrari-t Jean Todt, i cili shprehet ka deklaruar se garën e Çmimit të Madh të Brazilit e ka parë në shtëpinë e Schumacher në Zvicër.

Më tej ai shprehet: “Kam qenë shumë i afërt me Michael Schumacher, por tani jemi të afërt se kurrë. Nuk mund të flas për të, por mund të them se di gjithçka rreth tij. Ai ka qenë i perfshirë në institutin tim për demtim të trurit dhe shtyllës kurrizore, që përpara aksidentit. Ai ishte mbase investitori privat më i madh!”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com