November 23, 2024

Rama vijon turin në Vlorë, një pjesë e studentëve braktisin takimin

Kryeministri Edi Rama sot ka vendosur që diskutimin me studentët ta bëjë në Vlorë, me studentët e Universitetit “Ismail Qemali”.

Por studentët e kanë pritur me protesta duke bllokuar edhe hyrjen para Rektoratit. Megjithatë, pas disa momenteve tensioni, ka nisur takimi, ndersa edhe studentet qe kishin kundershti jane futur ne salle, e cila ishte e tejmbushur.

Studentët kërkuan nga kryeministri plotësimin e kërkesave. Ndersa nuk munguan as ironite

“Ne nuk kemi protestuar kot, ne nuk jemi me parti politike. Kemi qëndruar në shi. Ju e keni keqkuptuar protestën. Ne nuk kemi kërkuar të rrëzojmë qeverinë. Jemi në një sallë të ngrohtë tani, sikur t’i bënim mësimet në këtë sallë. Ju zotëri i keni 8 pikat të zezë mbi të bardhë. Ju duhet të thoni vetëm kaq, po ose jo“, tha njera nga studentet

“Ju kemi zgjedhur, plotesoni kerkesat. Une jam ngelesi me mesatare 9.2“, tha një tjeter student

Pasi folen 2-3 studente, nje pjesa me e madhe e tyre u larguan nga salla.

“Turp eshte te mos lesh te tjeret te flasin. Ata qe bertasin nuk zgjidhin pune. Kjo nuk behet me ultimatume dhe as me kercenime. vetem do humbni shkollen”, tha kryeministri

“Ata qe braktisen takimin do na shohin ne ERTV”, tha Rama

Ne nisje te takimit pati tension ne salle.

“Hajde djema, dilni mo këtu. Zini vendin. Çuna, futuni aty. Mund të uleni dhe përpara. Dilni këtu mo. O goca, o vajza. Ose mund të uleni dhe këtu, s’do e bëjmë si kantier, s’ke asnjë status të veçantë. Dil anësh se s’mund të pengosh të tjerët. Vajzë do të më kesh përballë? Ku të kalojnë ata? Ulu mi anësh, si do rrish përpara njerëzve. Po përmbysni anën e edukatës”,-tha Rama.

Prej dy ditësh kreu i qeverisë ka nisur dialogun me studentët, ndërkohë që shumica prej tyre nuk pranojnë diskutim me kryeministrin, por kërkojnë vetëm plotësimin e 8 pikave.

Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Dje, Rama njoftoi se duke filluar nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com