May 17, 2024

Luana e ‘akuzon’ se i ka kopjuar emisionin!

Mes moderatorëve Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollcës ka pasur gjithmonë një ‘luftë’ virtuale.

Ata nuk qëndrojnë pa i komentuar njëri tjetrit kur vjen puna tek përballja në ekran.

Këtë e tregon më së miri moderatorja e “Shiko Kush Luan”, e cila e vuri me shpatulla mba murit Ermalit se e ka kopjuar për puntatën e rradhës.

Image

Dhe kjo ndodhi ditën e djeshme kur Ermali postoi një foto ku tregonte të ftuarit e tij që ishin të shumtë në numër.

Menjehërë  Luana vuri re postimin e moderatorit me studion plot me artistë dhe i shkruan:

“Pse më kopjon me shumë të ftuar”.

Sigurisht që Ermali nuk e ka lënë pa përgjigje Luanën: “Ne po festojmë Krishtlindjet dhe kemi edicion special. Dhe s’të kopjon njeri ty. Në fakt, ne po kopjonim ‘Top Show’” – i përgjigjet Ermali.

Image

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com