Ndahet nga jeta një prej aktoreve më të mira amerikane, Penny Marshall.
Aktorja dhe regjisorja e njohur ndërroi jetë të hënën në moshën 75-vjeçare, tha sot në një deklaratë publicisti i saj.
Mësohet se shkak ka qenë një komplikacion i shkaktuar si pasojë e diabetit me të cilin u përball për disa vite.
Fama e Marshall kapi majat me rolin e saj si aktore në serialin “Laverne & Shirley”. Marshall është regjisore e filmave të suksesshëm si “Big” dhe “A League of Their Oën”.
“Familja jonë është e zemërthyer pas vdekjes së Penny Marshall,” tha familja e saj në një deklaratë.