May 5, 2024

Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës për vetëm 10 minuta

Çdo femër do të dëshironte që fytyra e saj të ishte e pastër dhe me sa më pak qime të ishte e mundur.

Madje ku ka më mirë sesa maskat natyrale që zhdukin qimet e fytyrës për një kohë të gjatë dhe ju marrin vetëm 10 minuta kohë për ta testuar.

E tillë është edhe maska që do t’ju tregojmë më poshtë.

Përbërësit:

2 lugë gjelle miell

¼ lugës me shafran Indie

3-4 lugë qumësht të freskët

1 lugë lëng limoni

1 lugë vaj kokosi

Përgatitja:

– Shtoni të gjithë përbërësit së bashku në një tas dhe përziejini mirë derisa të formohet një pastë e trashë.

– Rezultati do të jetë një masë e verdhë.

Përdorimi:

– Aplikoni një shtresë të trashë paste në fytyrën tuaj, duke shmangur qepallat dhe vetullat.

– Përhapeni masën në të gjitha pjesën që doni të hiqni qimet e fytyrës.

– Lëreni maskën të thahet për 10 minuta.

– Fshijeni butësisht maskën, duke përdorur gishtat tuaj.

– Më pas, lajeni fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë dhe përdorni një peshqir të thatë për ta pastruar.

– Ju do të shihni një ndryshim të madh për vetëm 10 minuta.

Facebook Comments

MineralHygienics.com