Ish-kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar mjaft dhe është shprehur me nderim, për aktin kurajoz të një studenteje protestuese të Universitetit Bujqësor, e cila sot u përball me Kryeministrin dhe vendosi ta bojkotojë takimin me të.
Nga ana tjetër, Berisha i ka akuzuar si “vasalë besëprerë”, drejtuesit e këtij universiteti, që në fshehtësi futën Ramën në mbledhjen e tyre me studentët, në një kohë kur të revoltuarit prej 15 ditësh nuk pranojnë dialog, por vetëm plotësim të 8 kërkesave të tyre.
“Të dashur miq, – shkruan Berisha në Fb. – Sot Kallam Deshtaku me vasalë të besprerë ka organizuar një takim në UBT, në të cilin studentët nuk janë njoftuar se ai do të ishte i pranishëm.
Një studente guximtare ka marrë fjalën dhe pasi ka denoncuar rritjen e tarifave, ka braktisur takimin duke denoncuar mosnjoftimin e studentëve se në takim do të ishte dhe ai.
“Nuk e dinin se do vije, unë po e braktis takimin”, – ka thënë ajo dhe në një akt të guximshëm është larguar nga salla
Nderim studentes guximtare!