Shefi i kuzhinës Renato Mekolli së fundmi është përfolur gjatë në mediat rozë përsa i përket emisionit që ai drejtonte ‘Hell’s Kitchen’.
Mënyra se si ai sillej me konkurentët u komentua shumë nga publiku shqiptar.
Mirëpo duke qënë se ‘Hell’s Kitchen’ po i vjen fundit,Renato po përgatitet për një tjetër suprizë që do të sjell në ekranet shqiptare.
I kontaktuar nga ‘Prive’ Renato është shprehur se emisioni i ri i cili mendohet të jetë një emision për fëmijët.
‘Për momentin nuk doja të bëja asnjë koment për emisionin e ri.Sapo të mbaroj Hell’s Kitchen patjetër që po.Dua të kem edhe unë diçka të sigurt para se të flas’ është shprehur Renato Mekolli.