December 28, 2024

Banka e Shqipërisë/ Ekonomia përfitoi nga turizmi 1.5 miliard euro

Ekonomia shqiptare përfitoi gati 1 miliardë e gjysmë euro të ardhura bruto nga turizmi në 9 muajt e parë të vitit. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se edhe këtë vit i turizmit ka vijuar të zgjerohet me ritëm dyshifrorë duke qenë nga sektorët me dinamikë të ekonomisë.

Sipas të dhënave të bëra publike në bilancin e pagesave për periudhën janar shtator të këtij viti, të ardhurat nga turizmi u rritën me 12 për qind duke arritur saktësisht 1 miliardë e 470 milionë euro nga 1 miliardë e 300 milionë euro që ishin për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në tremujorin e tretë, i cili përbën edhe pikun e sezonit turistik, të huajt shpenzuan mbi 683 milionë euro në Shqipëri për turizëm apo udhëtime të ndryshme ose 16 për qind më shumë se një vit më parë.

Por rritja e turizmit nuk është vetëm në kahun hyrës. Edhe shqiptarët kanë shpenzuar më shumë për udhëtime jashtë shtetit. Sipas Bankës së Shqipërisë për 9 muajt e parë të vitit, shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë arritën në 1.1 miliardë euro.

Kjo bën që kontributi neto I sektorit të turizmit për ekonominë, pra diferenca mes të ardhurave nga turistët e huaj dhe shpenzimeve që shqiptarët bënë në vendet e tjera, të rezultojë rreth 370 milionë euro, çka sërish mbetet një nga burimet më të rëndësishme të valutës për ekonominë. Top Channel

Facebook Comments

MineralHygienics.com