Mimoza Shkodra ka qënë një nga këngëtaret më të përfolura në rrjete sociale së fundmi. Pas ndarjes nga këngëtari Seldi Qalliu ajo ka qënë shpeshherë kryetema e mediave rozë. Madje mbrëmjen e djeshme të gjithë sytë ishin nga ajo dhe këngëtari Adrian Gaxha pasi në rrjete sociale u shpërndanë momente nga “dasma” e tyre.
Mimoza Shkodra tha për “Iconstyle.al” se e gjithë kjo dasmë është vetëm një spektakël për emisionin e fundvitit të moderatorit Labinot Gashi.
Mirëpo mes postimeve me fustanin e bardhë këngëtarja e njohur prezantoi edhe tezen e saj, e cila gjithashtu është një këngëtare e njohur e viteve ’90.
“Kënga ‘Do të këndoj për një djalë nga Kosova’ me siguri ju kujtohet në vitet ’90. Emine Hasimi kjo është tezja ime” – shkruan Mimoza në foton krah artistes së njohur.
Tani e kuptuam që Mimoza e paska talentin e lindur dhe jo më kot është kaq e suksesshme në muzikën që bën.