Kolegji i Posacëm i Apelimit ka shtyrë shpalljen e vendimit për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Trupa Gjykuese e ka konsideruar çështjen kompleksë dhe ka deklaruar se vendimi do të shpallet në datën 17 dhjetor.
Ndërkohë kryegjykatësi kushtetues Bashkim Dedja e kaloi me sukses testin e vettingut në shkallën e parë. Një vendim i cili u ankimua nga Komisioneri Publik.