May 17, 2024

Ja sa mori vertete aktorja shqiptare Eliza Dushku demshperblim!!

 

Aktorja shqiptare ka zgjidhur ceshtjen e saj me pajtim kunda stacionit televiziv amerikan CBS. Aktorja akuzoi CBS  për ngacmime seksuale në sheshxhirimin e serialit “Bull”.

Dushku, e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Amerikë, rreth një vit më parë u shpreh se roli i saj në këtë serial u përjashtua për shkak të ankesës së saj publike.

Ndërkohë kujtojmë se aktorja shqiptare aktroi në tre episode të serialit dhe iu tha se roli i saj do të kthehej në të përjavshëm. Ky premtim nuk u mbajt kur Dushku foli për komentet e papërshtatshme bërë nga protagonisti u serialit, Michael Weatherly, i cili komentoi paraqitjen e saj, bëri një shaka me subjekt përdhunimin dhe sugjeroi një treshe.

Në momentin që u ankua për këto ngacmime, roli i saj u hoq nga seriali. Dushku bisedoi me rrjetin televiziv përmes një ndërmjetësi dhe ranë në dakordësi për ta paguar ekuivalenten e pagës që do të kishte marrë nëse do të kishte punuar në serial për katër sezone.

Aktorja shqiptare e hodhi në gjyq dhe prandaj u dëmshpërblye me miliona dollarë. Ajo morri si demshperblim plote 9.5 mln dollare.

Facebook Comments

MineralHygienics.com