December 29, 2024

Gruaja fshehu një kuti në dollap për 50 vjet. Kur bashkëshorti e hapi…

Çifti për të cilin do të flasim kishin një martesë 50 vjeçare bashkë. Gjatë gjithë kësaj kohe ata jetuan në një harmoni të plotë me njëri tjetrin. Ata kishin ndarë të gjitha problemet dhe ngjarjet që i kishin ndodhur në jetë.

E vetmja gjë që ata i ndante ishte një kuti këpucësh që qëndronte në raftin e sipërm të dollapit të tyre. Gruaja e vendosi atë që në ditën e parë të bashkëjetesës dhe i tha të shoqit të mos e hapte atë asnjëherë.

Burri e respektoi dëshirën e gruas së tij dhe ai nuk e pyeti kurrë se çfarë gjendej në kutinë sekrete të dollapit. Ama, erdhi një moment që sekreti i saj do të zbulohej.

Në moshën 75 vjeçare, gruaja u sëmur rëndë dhe sipas doktorëve ajo nuk kishte shumë mundësi për të jetuar gjatë. Gjatë shtrimit të saj në spital bashkëshorti ishte gjithnjë aty për ti dhënë suportin e tij. Një ditë, çifiti nisi të flas për kutinë e tyre sekrete, të cilën burri thuajse e kishte harruar fare. Gruaja i kërkoi atij ta hapte dhe të shikonte se çfarë kishte brenda.

Kur ai u kthye në shtëpi, mori kutinë dhe e hapi. Është e vështirë që të përshkruash sa u surprizua ai nga ajo që gjeti brenda: 2 kukulla të punuara me dorë dhe një shumë e madhe parash prej 200 mijë rublash.

Burri u ndje i surprizuar dhe i indinjuar. Çfarë ishin këto kukulla? Po paratë nga erdhën? Pse ajo e kishte ndaluar 50 vjet që të mos e dinte çfarë kishte kutia brenda?

Bashkë me gjithë këto pyetje, ai u drejtua sërish te bashkëshortja e tij.

“Para martesës sonë, gjyshja ime, e cila jetoi një jetë të gjatë dhe të lumtur, ndau një sekret me mua. Në mënyrë që të kishim një mardhënie të fortë mes njëri tjetrit, unë nuk duhet të provokoja asnjëherë grindje me ty. Për këtë arsye, ajo më këshilloi që sa herë që të mërzitesha me ty, të thurja një kukull me lesh. Prandaj ne kaluam një martesë të lumtur. Unë ndoqa këtë këshillë të thjeshtë.”

Historia e preku burrin e moshuar. Në kuti ai gjeti vetëm 2 kukulla dhe kjo tregon se martesa e tyre nuk kishte pasur zënka të shumta. Ai kishte qënë një bashkëshort i mirë.

I moshuari nuk mund ta besonte këtë. Ai e përqafoi të shoqen dhe e falenderoi për këtë dhuratë të mrekullueshme. Kur e pyeti për paratë që gjendeshin në kuti, ajo i tha:

“Ah, paratë! Ato i fitova nga kukullat që kisha shitur. Unë ndoqa këshillën e gjyshes. Sa herë isha e mërzitur me ty, qepa një nga kukullat e mia…”

Facebook Comments

MineralHygienics.com