Gjimnazistët në Berat kanë kapërcyer pengesat e ngritura ndaj tyre dhe kanë dalë sot në protestë në rrugët e qytetit në përkrahje të studentëve në Tiranë dhe në rrethet e tjera të vendit.
Pavarësisht se u kyçen dyert e gjimnazeve për te mos lejuar që nxënësit të dilnin nga shkolla për t’ju bashkuar protestës, një pjesë e tyre kanë dalë duke u hedhur nga hekurat e shkollës. Nxënësit e gjimnazit ‘Kristaq Capo’ nuk u futen fare në mësim dhe dolën në sheshin qendror te qytetit për të protestuar.
Gjimnazistet marshuan ne rrugët e qytetit, duke bllokuar për disa minuta akset kryesore hyrëse ne Berat. Me pas, më të shumtë në numër, gjimnazistët vazhduan protestën e tyre përpara godinës se drejtorisë arsimore, ku nuk u lejuan të hynin.
Ata janë shprehur se do te ishin me te shumte në numër nëse do të lejoheshin të gjithë nxënësit të dilnin nga shkolla.
Në mbështetje të tyre kanë dale dhe qytetarë beratas.
Banorët e Beratit, me pankarta “Mjaft premtime boshe”, “Stop rritjes së çmimit të naftës”, “Jo taksa të larta” janë vendosur mes dy lagjeve muzeale Mangalem dhe Goricë, në vendin e quajtur Ura e Varur dhe kanë bllokuar rrugën.