December 29, 2024

Eni Vasili merr propozimin e martesës nga ‘anglezi’ por pergjigja e saj i zbulon të gjitha

Pak ditë më parë në media u bë publik lajmi se gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Open” në Top Channel, Eni Vasili ishte në një histori dashurie e mbajtur larg vëmendjes mediatike. Sipas burimeve ajo prej pak kohësh po jeton një lidhje me një inxhinier informatike të quajtur Armand i cili pas shumë viteve në Londër, u kthyer në Shqipëri për të qëndruar pranë partneres së tij gazetare.

Nga ana e saj, Vasili nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këto lajme, e madje ka dashur t’i bëjë bisht edhe pyetjes mbi këtë temë. E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në Ora News, drejtuesja e ka pyetur Enin për unazën që mban në gishtin e majtë. “Pse ti nuk i bën ndonjëherë dhuratë vetes” i thotë Eni Vasili aktores Rudina Dembacaj, e cila përgjigjet pozitivisht por ama një unazë dhuratë për veten nuk vendoset në gishtin e majtë-që cilësohet si gishti i fejesës.

Me një shikim të shpejtë që ne i bëmë postimeve të gazetares në rrjetet sociale vihet re se unaza me gur që qëndron në gishtin e fejesës në dorës e majtë është aty prej pak muajsh. Më herët ajo nuk shihet në dorën e Eni Vasilit dhe kjo mund të ngrejë dyshime se mashkulli që la Anglinë për të mund t’i këtë bërë asaj propozimin e famshëm për martesë.lajmiifundit

Facebook Comments

MineralHygienics.com