December 29, 2024

Djali i deputetit shqiptar bëhet dhëndër

Në fund të muajit tetor u zbulua se fëmijët e dy personazheve të njohur shqiptarë do t’i jepnin fund beqarisë.

Djali i deputetit socialist Bashkim Fino, Redi mësohet se është martuar me Edlirën, vajzën e Gëzim Podgoricës, ish-drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe anëtar i Kryesisë së LSI.

Ishte vetë Edlira, e cila bëri me dije se çifti është martuar, teksa pozoi me fustanin e bardhë të nuses bashkë me dhëndrin, në tarracën e një prej hoteleve në qendër të Tiranës.

“Kur ëndrrat bëhen realitet… 12/12/2018. Dashuria ime Redi Fino”, shkruan në postimin e saj Edlira.

Ambienti ishte zbukuruar me gjelbërim dhe lule të kuqe, ndërsa nusja kishte zgjedhur një fustan stil klasik me detajet e dantellës dhe të tylit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com