December 24, 2024

Rudina Hajdari, merr pjesë në seancën parlamentare

Në një kohë që protesta e studenteve po mbahet para Kuvendit, deputetja demokrate, Rudina Hajdari, i është bashkuar seancës plenare, duke shkelur vendimin e Grupit Parlamentar të PD.

Gazetarë nga terreni raportojnë se Hajdari ndodhet në seancë për të mbështetur studentët.

Mësohet se ajo ka komentuar edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa ka kërkuar edhe votim sa më parë të reformës zgjedhore.

“Unë kam ardhur këtu për një arsye të vetme, për t’ju thënë ju që rrini nëpër kafe aty që asnjë nuk është në këtë seancë, dhe këtu kushdo që foli ishte një kryehajdut që asnjë nuk e do këtë vend dhe s’keni për ta dashur. Dhe nëse doni ju ndryshim në këtë vend, sillni Kodin Zgjedhor këtu.

Mos i mbani listat e mbyllura! Silleni këtu ta votojmë. Dhe atëherë do pastrojmë këtë Parlament. Do pastrojmë këtë kastë politike dhe do e ndryshojmë këtë vend. Doni ndryshim për studentët? Ndryshoni auditorët, kapni pedagogët aty. Nëse doni këtë vend mendoni seriozisht për vendin tuaj dhe mos hajdeni këtu të na bëni show.

Ky vend është i ngopur. Këta studentë që dalin aty jashtë, nuk dalin sepse vetëm thjesht duan ndryshime. Ata janë të lodhur nga çdo politikan, nga ju, nga këta, nga çdo lloj politikani. Kanë humbur besimin” – është shprehur në Kuvend deputetja e PD.

Pak ditë më parë, vajza e Azem Hajdarit u shpreh se do ta dorëzojë mandatin e deputetes duke shprehur zhgënjimin e saj për gjendjen e Partisë Demokratike.

Ajo tha se “PD nuk mund të vijë kurrë në pushtet me thirrje nacionaliste dhe foto me personalitete të larta”, dhe se “PD është një parti që nuk kuptohet nga populli”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com