May 2, 2024

Receta për byrek me vaj ulliri, qumësht dhe djathë

Përbërësit për një tavë furre: 

300 gr miell, 2 lugë vaj ulliri, pak kripë, 150 ml ujë, 400 djathë Stracchino ose Crescenza. Për ta zbutur sipër përpara pjekjes ju duhen 5 lugë vaj ulliri i përzier me 5 lugë qumësht.

Përgatitja:

Në një tas hedhim miellin, vajin e ullirit, kripën dhe ujin. I përziejmë me dorë derisa të përftojmë një brumë të butë. E lëmë mënjanë për 30 minuta në një tas, të mbuluar me qese kuzhine.  Pas kësaj kohe e ndajmë brumin në dy pjesë dhe e hapim në petë të holla sipas madhësisë së tavës.

Njërën petë e shtrojmë në tavën e lyer me vaj ulliri dhe mbi të, vende vende, shpërndajmë djathin me lugë. Sipër shtrojmë petën tjetër.  Krijojmë sipër petës disa vrima, me pirun dhe e lyejmë të gjithë sipërfaqen me masën e përzier me vaj ulliri dhe qumësht.

E pjekim në furrën e parangrohur në 200 gradë, për 20 minuta.

Facebook Comments

MineralHygienics.com