May 17, 2024

Prifti rus provokon me veshje Gucci e Louis Vuitton

Një prift rus i “dashuruar” pas luksit, pasi ka bërë shpenzime marramendëse në blerjen e këpucëve dhe çantave të markave “Gucci” dhe “Louis Vuitton”, ka ngjallur urrejtje në masë, me qytetarët që kanë shpërthyer duke e cilësuar si mëkatar.

Arkipevshki Vyacheslav Baskakov, nga qyteti i Tverit shkaktoi zemërim pasi i ka postuar sendet luksoze në Instagram.Në listën e artikujve luksozë që prifti ka, përfshihen këpucë, pantofla, valixhe dhe pajisje të tjera.

“Ky është kleri që kemi”, ka qenë titulli i një postimi në uebsajtin popullor rus, Pikabu, që ka shkaktuar një valë zemërimi, ku shumë thonë se njeriu që mburret me jetesën e tij të shtrenjtë nuk mund të jetë një udhërrëfyes shpirtëror.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com